Javën e ardhshme publikohet Raporti i Komisionit Evropian, presim rezultate të mira, paralajmëroi Mariçiq

Maqedonia e Veriut javën e ardhshme do të pres Raportin e Komisionit Evropian, paralajmëroi Bojan Mariç, zëvendëskryeministri i vendit, i ngarkuar me procesin eurointegrues të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Presim Raport pozitiv i cili do të jetë padyshim udhërrëfyes për reformat dhe aktivitetet e radhës, me të gjitha notat e mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë Raporti i parë nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë surprizë”, deklaroi zëvendëskryeministri Mariçiq.

Ai theksoi që ky Raport pret të jetë pozitiv. Në procesin e skriningut, ai theksoi që nga 7 marsi do të ketë skrining bilateral, pasi do të ndahen me ekipin negociues të Shqipërisë.

“Negociatat duhet t’i merrni si një transformim i shoqërisë, që është në interes të të gjithëve. Çdo vështirësi gjatë negociatave do të vlerësohet kur të arrini anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Vladimir Drobnjak, ish-kryenegociatori kroat.

Ndryshe, Raporti i vitit 2021 i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut nuk kishte “lëvdata” të mëdha krahasuar me atë të vitit të kaluar. Sidomos kjo, kur dihet se vendi ka miratuar disa dokumente që pritej të reflektonin në këtë raport. Ndër to është edhe dokumenti “Agjenda: Evropa në shtëpi”, i përmendur sipërfaqësisht edhe në raport, i cili përveç që nuk po zbatohet sipas planit të paraparë, nuk ka pothuajse aspak transparencë për zbatimitn e tij. Sidoqoftë, në shumicën e fushave, Maqedonia e Veriut vlerësohet si e përgatitur mesatarisht, ashtu edhe si vitin e kaluar, por pa ndonjë dallim që do të na linte “gojë-hapur”. Portalb.mk, ju sjell një krahasim më të thukët midis raporteve të vitit 2021 dhe atij të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button