Procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut po zhvillohet mirë, vlerësojnë Kovaçevski dhe Gir

Maqedonia e Veriut është duke e kaluar mirë procesin e skriningut, vlerësohet në takimin ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në RMV, Dejvid Gir, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u vlerësua që procesi i skriningut me Bashkimin Evropian po realizohet mirë dhe është shprehur mbështetje në hapin e radhës në rrugën eurointegruse të Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbajtjen e procesit negociues pa pengesa”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata vlerësojnë që përparimi në procesin eurointegrues nënkupton përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe stabilitet të Bashkimit Evropian.

“Në takim u diskutua edhe për çështje tjera aktuale, veçanërisht rreth pasojave nga lufta në Ukrainë në kuadër global dhe sfidat në sferën e energjetikë, me çka po përballet Evropa dhe bota”, deklarojnë nga Qeveria për takimin Kovaçevski – Gir.

Ndryshe, më 27 shtator në Bruksel u mbajt mbledhja e skriningut sqarues për Kapitullin 23 “Gjyqësor dhe të Drejta Themelore”, me të cilat rrumbullakohet skriningu për Klasterin e parë, “Themelet”. Në nëntor do të vazhdojë skriningu bilateral.

Skriningu përbëhet nga dy nënfaza, gjegjësisht procese. Njëri është një skriningu shpjegues i cili sot mbaroi, ndërkaq në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do të bëhet skriningu bilateral, gjegjësisht proces në të cilin Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi maqedonas do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Takimet për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian e prezanton legjislacionin e tij për këto fusha janë mbajtur të gjitha në Bruksel, përveç takimit për kapitullin e Statistikat që u mbajt në Luksemburg.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button