Maqedonia dështon në rrugën e euro-integrimit

Profesorët Fejzulla Shabani dhe Rizvan Sulejmani e shohin me skepticizëm përkushtimin e  Maqedonisë në rrugën kundrejt euro-integrimeve.

“Ka pasur vërejtje për raportin në çështjen e kujt, sundimit të ligjit, çështjen e sundimit të shprehjes së lirë mjeteve të informimit, çështjen e korrupsionit, partizimit të administratës dhe tash shtrohet pyetja, çka ka bërë qeveria në këtë gjashtë mujor së paku për përmirësim të këtyre kushteve? Kemi dy subjekte të kundërta, kemi një subjekt shqiptar që pretendon për strukturat euroatlantike dhe një koncept tjetër i cili numërohet në vend”, u shpreh Fejzulla Shabani, profesor.

“Ne kemi mbetur një krater i një vullkani që shpërtheu para ca kohësh dhe nuk jemi as në lindje as në perëndim as në jug e as në veri. Dhe reflekset që janë shqetësuese dhe që politika duhet tu jep përgjigje . Drejtimi i parë është se brenda shtetit atë mungesë të ngjitësit prej jashtë në Evropë ta kompensojmë me më tepër bashkëpunim ndëretnik më tepër barazi më tepër drejtësi ndëretnike”, u shpreh Rizvan Sulejmani, analist politik.
Analizat u bënë gjatë një tryeze të rrumbullakët në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, me temën “Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian” ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për euro integrime Fatmir Besimi.

Ai ende optimist tha se BE-ja nuk heq dorë nga zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, me gjithë ndryshimin e rrymave dhe përbërjes së Parlamentit Evropian, me zgjedhjet e fundit në BE.

“Sa i përket interesat të rajonit dhe këtu do kisha përmend edhe temën evropiane për Maqedoninë, mundë të them se si për Maqedoninë ashtu edhe për vendet e rajonit, ideja evropiane dhe zgjerimi euroatlantik është ideja e cila bashkon. Ky është një proces nga i cili ne patjetër që do të kemi përfitime ”, deklaroi Fatmir Besimi, Zëvendëskryeministër.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button