Anketë e TACSO dhe BE për shoqërinë civile të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë

Në emër të Komisionit Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Bisedime për Zgjerim nëpërmjet projektit të BE-së për mbështetje teknike për organizatat civile (TACSO 3) e ka publikuar linkun i cili të dërgon deri tek anketa vjetore për shoqëri civile për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, njofton Portalb.mk.

Hulumtimi është pjesë e vlerësimit në lidhje me udhëzimet e reviduara në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Bisedime ër Zgjerim për mbështetje të BE-së për shoqërinë civile për periudhën 2021-2027.

Anketa është për të gjitha organizatat civile, formale dhe joformale. E njëjta bëhet më e madhja e këtij lloji, e cila do të sigurojë të dhëna gjithëpërfshirëse për vlerësimin e gjendjeve për mundësinë e mjedisit përkatës për shoqëri civile, për kuptimin e shkallës së bashkëpunimit mes qeverive dhe shoqërisë civile, për kuptimin e situatës me të cilën përballen organizatat civile dhe për mbështetje të planifikuar për shoqëritë civile në rajon.

“Është me rëndësi vitale që sa më shumë organizata ta mbarojnë anketën. Nëse punoni në organizata civile, ju lusim ndani kohë që ta plotësoni anketën”, thuhet në thirrjen deri te organizatat civile.

Të gjitha përgjigjet e anketës do të jenë anonime dhe do të ruhen sigurt dhe nuk do të ndahen të dhëna për identifikim individual me askënd.

Anketa do të mbarojë më 11 tetor. Anketa është në të gjitha gjuhët e rajonit, por edhe në anglisht. Kur shkoni tek anketa, gjuhën mund ta zgjidhni në pjesën e lartë të ekranit. Për të gjitha pyetjet shtesë mund të kontaktoni me [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button