U ndalën rrjedhjet e gazit në “Rrjedhën Veriore 1” dhe “Rrjedhën Veriore 2”

Agjencia e Energjisë së Danimarkës njoftoi se kanë ndaluar rrjedhjet e gazit në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” që i përkasin Rusisë në Detin Baltik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia njoftoi se rrjedhja në tubacionin e gazit “Rrjedha Veriore 2” ka ndalur dje ndërsa sot ka ndalur rrjedhja në tubacionin e gazit “Rrjedha Veriore 1”.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e institucionit thuhet se daljet e gazit nga tubacionet e gazit kanë përfunduar dhe se është arritur në presionin stabil.

Rrjedhjet në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2”

Në brigjet e Danimarkës dhe Suedisë ka pasur 4 rrjedhje në tubacionet “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2” të cilat i përkasin Rusisë dhe u bë paralajmërim që “anijet të mos afrohen në zonë”.

Që të dy vendet kanë deklaruar se ka shenja që rrjedhjet nuk janë aksident por si pasojë e një akti të qëllimshëm. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se rrjedhjet e gazit në tubacione nuk janë të rastësishme por si pasojë e një veprimi të qëllimshëm.

Furnizimet me gaz natyror nëpërmjet tubacionit “Rrjedha Veriore 1” u ndërprenë më 31 gusht me arsyen se nuk janë kryer mirëmbajtjet e nevojshme.

Ky incident ka nxitur rritjen e çmimeve të gazit natyror në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button