U arrestuan dy vajza nga Shkupi, i morën para dhe pastaj e plagosën 26 vjeçarin

Dy vajza nga Shkupi u arrestuan dje pas raportimit se i kanë marrë para 26-vjeçarit po nga Shkupi, ku më pas edhe e plagosën të njëjtin, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 01.10.2022 rreth orës 18:00, në rajonin e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Njësiti Intervenues në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.D.(23) dhe Xh.I.(22), të dyja vajza nga Shkupi, për shkak se në ora 15:56 në SPB-Shkup R.B.(26) nga Shkupi ka raportuar se rreth lumit Vardar, në afërsi të objektit të MTV-së i janë marrë para dhe është plagosur me një send të mprehtë. Pas kontrollit tek të raportuarat është gjetur një thikë dhe para”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button