Vazhdojnë protestat në Iran për ditën e 15-të

Në ditën e 15-të të protestave që filluan në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit, ka filluar lëvizja në rrugët e shumë qyteteve të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestat e qeta në 2 ditët e fundit në qytetet ku janë marrë masa të gjera sigurie u komentuan se protestat përfunduan.

Me rifillimin e protestave brenda ditës në shumë universitete të vendit, ka pasur lëvizje edhe nëpër rrugë.

Protestat që filluan ditën në qytetet Sanandaj, Shahrekord, Shahin Shahr, Arak, Bukan, Babol, Karaj, Mashhad, Kermanshah dhe kryesisht në Teheran, kanë vazhduar deri në orët e natës.

Në median sociale janë paraqitur pamje ku protestuesit kanë formuar barrikada me koshat e mbeturinave dhe që kanë ndezur zjarre nëpër rrugë.

Është vërejtur se janë shënuar përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në disa qytete dhe se policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Në Iran janë shpërndarë broshura dhe janë bërë thirrje nëpërmjet medias sociale për pjesëmarrje në protestat që do të zhvillohen.

Pas kësaj në shumë universitete u mbajtën akte bojkoti për të dhënë mbështetje ndaj studentëve të arrestuar dhe për lirimin e tyre.

Teksa ngjarjet kanë vazhduar në shumë qytete të Iranit, forcat e sigurisë me udhëzim të gjyqësorit filluan valën e ndalimeve dhe arrestimeve kundër protestuesve që marrin pjesë në protesta dhe për të cilët pretendohet se “vendosin në rrezik sigurinë publike”.

Sipas lajmeve të pasqyruara në median e vendit në kuadër të kësaj, parashikohet se janë arrestuar rreth 2 mijë persona, përfshirë studentë, emra të famshëm dhe gazetarë.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u arrestua më 13 shtator nga patrullat e Irshadit të njohura si “Policia e moralit” në Teheran, shkaktoi zemërim të madh në mbarë Iranin.

Protestat që filluan pas ceremonisë mortore të Amini më 17 shtator në qytetin e vendlindjes së saj Sakkiz, u përhapën më pas në shumë qytete të vendit.

Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se gjatë protestave kanë humbur jetën 41 persona, përfshirë edhe forca të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button