U gjet kufoma e të riut nga Kumanova i cili me veturë ra në lumin “Vardar”, do të bëhet autopsi

Pas gjashtë ditësh, u gjet i pajetë trupi i të riut nga Kumanova i cili me veturë ra në lumin “Vardar” në Zhelinë. Rastin e konfirmuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, shkruan Portalb.mk.

“Sot rreth orës 10.50 minuta, në afërsi ta kazermës ,,Erebino,, në Zhelinë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë gjetur trupin e pa jetë të 22-vjeçarit E.R. nga Kumanova”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Pas gjetjes, trupi është nxjerrë nga uji dhe është kontrolluar nga mjeku ligjor, kurse anëtarët e familjes të tij kanë kryer identifikimin.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë i 22-vjeçarit është dorëzuar për autopsi.

Trupi i të ndjerit, aktualisht ndodhet në morgun e Tetovës ku pritet të bëhet autopsia. Pas së njëjtës, trupi do t’i dorëzohet familjes për procedurën e varrimit.

“Për momentin mund të supozohet se tre deri katër kilometra është distanca nga vendi i aksidentit në vendin ku është gjetur trupi”, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Para pesë ditësh 22-vjeçari nga Kumanova ra me makinë në lumin Vardar në Zhelinë. Makina u nxor nga lumi por pa pasagjerë.

Pas kësaj, kërkimet për Erdon Ramadanin kanë vijuar për pesë ditë, në kërkim morën pjesë pjesëtarë të MPB-së, Ushtrisë, Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, disa ekipe zhytjeje, familjarët dhe banorë të fshatit.

Sipas familjarëve të të riut, ai kishte udhëtuar nga Kumanova në Tetovë për të paguar semestrin e studimeve dhe gjatë kthimit udhëtonte i vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button