Geshkovska nuk pendohet për rastin”Monstra”

Në një deklaratë për Radion Dojçe Vele, Prokurorja Gordana Geshkovska, thotë se ajo ka folur veçse për motivet e vrasjes, duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe se nuk mendon se ka gabuar gjatë fjalës së saj përfundimtare në seancën e fundit gjyqësore.

“Unë duhej të flisja mbi motivet. Duhej të thosha përse të akuzuarit kanë zgjedhur pikërisht atë moment dhe pikërisht ata njerëz të rinj, dhe jo dikë tjetër. Kur bëhet fjalë për veprën ‘terrorizëm’, një nga elementët kryesorë është të sqarohet motivi i atyre që kanë kryer këtë vepër penale. Në këtë rast, të akuzuarit mohuan gjithçka u ngarkohet. Fjala ime u bazua në rrëfimet e katër dëshmitarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit”, tha prokurorja, duke shtuar se deklaratat e saj nuk përbëjnë një precedent”, thotë prokurorja.

Megjithatë, ish-kryeprokurori, Lupço Shvërgovski, thotë se në raste të tilla duhet të ekzistojë me patjetër një kulturë juridike të shprehuri.

“Nga çfarë lexova në medie, mund të them se në praktikën e deritanishme nuk është përdorur një fjalor i tillë gjatë sqarimit të motiveve për veprën penale. Duhet të ekzistojë një kulturë juridike të shprehuri. Gjykata nuk është klub poetik. Motivet sqarohen në bazë të provave konkrete të cilat ekzistojnë dhe nga të cilat supozohet qëllimi i kryerësve të veprës penale”, thotë Shvërgovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button