SHBA, janë shënuar humbje jete si pasojë e uraganit Ian

Në ditën e dytë të uraganit Ian i cili ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Florida të SHBA-së ka pasur humbje jetësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Edhe sot kanë vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit pas uraganit, ndikimi i të cilit ka rënë në Florida dhe është drejtuar drejt Karolinës së Jugut dhe Georgia-s.

Gjatë punimeve ku janë përfshirë edhe Njësitë e Gardës Kombëtare në rajonin North Port, në kamera janë reflektuar momentet e shpëtimit të qindra personave të bllokuar.

Teksa komunikimi me shtëpitë në disa zona të qytetit mund të arrihet vetëm nëpërmjet varkave dhe gomoneve, është vërejtur se disa familje që nuk duan të braktisin shtëpitë e tyre përpiqen të evakuojnë ujërat përmbytëse.

Edhe pse nga administratat lokale nuk janë dhënë të dhëna të sakta, është njoftuar se për shkak të uraganit kanë humbur jetën të paktën 8 persona në Charlotte dhe 5 në Lee.

Po ashtu në median lokale është njoftuar se kanë humbur jetën 1 person në shtëpinë e kujdesit në Osceola, 1 person gjatë përpjekjeve për të shkarkuar ujin nga pishina e shtëpisë gjatë stuhisë në Volusia dhe 2 persona në Sarasota.

Mësohet se radhë të gjata janë formuar në disa supermarkete dhe karburante që kanë filluar të funksionojnë në disa zona ku ujërat nuk janë rritur shumë.

Po ashtu vihet në dukje se në rajon ka edhe probleme me energjinë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button