Ushtria në Burkina Faso mori pushtetin

Ushtria në Burkina Faso mori kontrollin e pushtetit duke treguar si arsye situatën e sigurisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lexuar nga ushtarakët në televizionin shtetëror RTB, u njoftua se ushtria ka shpërbërë qeverinë e nënkolonelit Paul-Henri Sandaogo Damiba, presidentit të periudhës së tranzicionit.

Në deklaratë u theksua se deri në njoftimin e ardhshëm është pezulluar kushtetuta, janë mbyllur kufijtë e vendit dhe është shpërbërë qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button