Maratona e 18-të e Shkupit, më i shpejti doli atleti nga Kenia

Edicioni i 18-të i Maratonës së Shkupit filloi sot në orën 8 të mëngjesit. Garat që çdo vit janë pjesë e eventit të madh sportiv në vend, maratonën, gjysmë-maratonën, stafetën, “BE për sportin” dhe garën 5 km, këtë herë u zhvillua në pista të modifikuara pjesërisht. Më i shpejti i maratonës doli atleti nga Kenia, Onezmus Kiplimo, i cili garën e mbylli për 2 orë e 18 minuta e 19 sekonda, transmeton Portalb.mk.

Në vendin e dytë u radhit atleti nga Maqedonia e Veriut, Dario Ivanovski me kohën 2 orë e 23 minuta e 7 sekonda. Ndërsa në vendin e tretë Nikolla Ilievski.

Në garën e vajzave fituese doli Katrin Çerotiq, ndërsa Biljana Kirajiev doli e dyta

Pjesëmarrësit e garës prej 5 km nisën nga “Rekord” vrapuan në drejtim të Aeroportit, ndërsa vrapuesit e maratonës, gjysmë maratonës dhe stafetës do të nisin nga Spitali i vjetër i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në drejtim të sheshit dhe vazhdojnë nëpër rrugën “Theodosius Gologanov” nga Hromi.

Drejtori i Wizz Air Maratonës së Shkupit, Kire Sinadinovski, gjatë konferencës për shtyp para dy ditësh tha se pista e re është matur me matës të licencuar ndërkombëtarisht dhe ka marrë certifikatën A nga AIMS dhe Federata Botërore e Atletikës.

“Qëllimi është sheshi “Maqedonia”, i cili ësthë finishi tradicional për të cilën dallohet maratona”, tha Sinadinovski.

Mbi 8,500 pjesëmarrës nga 47 vende u regjistruan për maratonë.

Maratona e Shkupit, e cila tradicionalisht organizohet nga Sindikata e Sporteve të Qytetit të Shkupit, organizohet me mbështetjen e klubeve dhe shoqatave të shumta sportive, dhe nën kujdesin e Qytetit të Shkupit, Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Organizatorët njoftuan gjithashtu se të gjithë ata që nuk do të mund ta ndjekin maratonën në rrugët e Shkupit do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt në profilin zyrtar të Komitetit Olimpik të Maqedonisë në YouTube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button