RMV, nesër fillon afati për vazhdimin e të drejtës së bursës për studentët shfrytëzues të saj

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton të gjithë shfrytëzuesit e së drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese  për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në MASH fillon nesër (1 tetor) dhe do të zgjas deri me 30 tetor, transmeton Portalb.mk.

 Shfrytëzuesit e bursës duhet të dorëzojnë:

  1. 1.Vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit.
  2. Certifikatën e provimeve të kaluara me sukses të viteve të kaluara.
  3. UPPI formularin për provimet e parapara dhe të dhëna  me sukses nga vitet e kaluara, si dëshmi se ka dhënë 80% gjegjësisht 90% ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk

Për çdo informacion apo pyetje studentët mund të drejtohen në e-mailin [email protected].

Ndryshe, ende nuk dihet nëse Ministria e Arsimit do ta rrisë shumën e bursave në 6.050 denarë për ata studentë që duhet tu vazhdohen bursat më të ulëta.

Pas udhëzimeve të Komisionit për Parandalim dhe  Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD), Ministria e Arsimit ka pranuar barazimin e bursave për të gjithë studentët, por deri më tani një vendim i tillë nuk është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button