Osmani, pasi Putini aneksoi një pjesë të Ukrainës: Rusia dhe satelitët e saj duhet të ndalen

Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënuesit më të mëdhenj të paqes dhe duhet të ndalen, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shpalli aneksimin e një pjese të territorit të Ukrainës, transmeton Koha.net.

“Grabitja e paligjshme e territorit të Ukrainës, bazuar në “referendumet” e turpshme dhe përdorimi i forcës është një shkelje e plotë e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalen e të sanksionohen edhe më shumë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ajo ka thënë se Kosova dhe aleatët demokratikë “gjithmonë do të jenë krah Ukrainës”.

Të premten, Putini deklaroi si territore ruse katër rajone në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button