Rrihet brutalisht semimaturanti S.O nga Piroku në oborin e shkollës

Një 14 vjeçari është rrahur brutalisht në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” të fshatit Pirok në Tetovë.

14 vjeçari S.O. nga ky fshat është sulmuar fizikisht nga katër moshatarë të tij të cilët kanë ardhur nga një fshat fqinje Gradec .

Sulmuesit e kanë goditur S.O. me mjete të forta por nuk kanë arritur t’a lëndojnë me thikat që kanë patur në dorë sepse kanë ndërhyrë arsimtarët prezentë.

Semimaturanti i lënduar është paraqitur në spitalin e Tetovës ku i është dhënë ndihma e parë dhe ku ka raportuar sulmin në polici për të ngritur aktakuzë ndaj sulmuesve

Lajme të ngjashme

Back to top button