Liderët evropianë: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm

Këshilli Evropian, i cili mbledh së bashku liderët e Bashkimit Evropian, ka thënë se “ne refuzojmë dhe dënojmë pa mëdyshje” aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia, për të cilin shtoi se se nuk kishte ndikim ligjor, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Putini shpalli të premten pjesë të Rusisë katër rajone ukrainase, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Këshilli Evropian ka thënë se Rusia kishte shkelur “në mënyrë të hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.

“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

“Qëndrojmë me vendosmëri me Ukrainën. Do të forcojmë masat kufizuese ndaj Rusisë”.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, theksoi se ankesimi i paligjshëm nuk do të ndryshonte asgjë dhe të gjitha territoret “të pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button