Ukraina aplikoi për anëtarësim në NATO (VIDEO)

Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, ka njoftuar presidenti i saj, Volodymyr Zelenskiy, transmeton Portalb.mk.

Zelenskiy njoftoi se de fakto ata tashmë kanë bërë rrugën e tyre për në NATO. Ndërsa sot Ukraina aplikoi për ta bërë këtë de jure.

“Ndjekja e një procedure që përputhet me rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë. Me urdhër të përshpejtuar. Ne po bëjmë hapin tonë përcaktues duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO në një mënyrë të përshpejtuar”, njoftoi Zelenskiy.

Përmes një videoje, Zelenskiy tha se Ukraina “po ndërmerr një hap vendimtar për të gjithë sigurinë e kombeve të lira”.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut- NATO, është aleancë ushtarake ndërqeveritare midis 30 shteteve anëtare e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, sot pasdite në sallën e Shën Gjergjit në Kremlin ka mbajtur fjalim në të cilin e ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhija, në të cilat u mbajtën referendume, të cilat Perëndimi i quajti të manipuluara. Nëse Rusia anekson katër rajonet ukrainase, Putin mund ta paraqesë çdo përpjekje ukrainase për të rimarrë këto rajone, si sulm ndaj vetë Rusisë.

Ndryshe, Ukraina është nën agresionin rus që nga 24 shkurti i këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button