Nga nesër NP “Parkingu i Qytetit”- Tetovë fillon me llogaritjen dimërore të parkimit, lëshohen në funksion edhe dy zona tjera të parkingut zonal

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” – Tetovë i njofton të gjithë qytetarët se prej 1 tetorit fillon llogaritja dimërore e orarit të punës së hapësirave publike për parkingje të cilat menaxhohen nga NP “Parkingu i Qytetit” – Tetovë. Nga nesër gjithashtu do të fillojnë të funksionojnë edhe dy zona të reja parkimi, njofton Portalb.mk.

Nga nesër fillon koha dimërore e zonave të parkimit në Tetovë. Nga e hëna në të premten nga ora 7 deri në ora 21. Ndërsa të shtunën nga ora 7 deri në ora 14.

Nga nesër gjithashtu do fillojnë të funksionojnë dy zona të reja parkimi. Zona B9 në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe kompleksin “Saranda” dhe zona B14 në rrugën “120” te Tregu i Gjelbër.

“Apelojmë deri te shfrytëzuesit që t’i respektojnë rregullat dhe të kryejnë pagesën e nevojshme për parking që të shmangen situatat e pakëndshme, respektivisht largimin e veturës nga shërbimi merimangë”, njoftuan nga ndërmarrja.

Paraprakisht Portalb.mk raportoi se qytetarët paguanin edhe para 1 tetorit për këtë parking zonal të ri, për të cilin ndërmarrja nuk e kishte bllokuar sistemin dhe qytetarët të cilët nuk e dinin, dërgonin sms porosi dhe ju merreshin paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button