RMV, amvisëritë paguajnë rrymë më të shtrenjtë për 11,2% në krahasim me vitin e kaluar

Çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2022 është 5,761 denarë për një kilovat orë. Kjo, siç informon Enti Shtetëror i Statistikave, është rritje për 11,2% krahasuar me periudhën e kaluar nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Nga ESHS shtojnë se energjia elektrike mesatare pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 10,316 deri në 14,782 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi i gazit natyror pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar lëvizë prej 57,840 deri në 65,380 denarë për metër kub sipas grupeve të shpenzuesve.

Ndryshe, prej 1 korrikut të vitit 2022 çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut u shtrenjtua për mesatarisht 7.4%, kjo rritje i përfshin 98.8% të amvisërive.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të vendos për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë për edhe gjashtë muaj, gjegjësisht prej nesër deri në prill të vitit të ardhshëm, pasi që sot skadon afati i vendimit qeveritar për atë qëllim, që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit.

Qeveria kërkon të vazhdojë gjendjen e krizës për energjinë elektrike dhe ngrohjen termike për 7 muaj, për të cilën duhet të marrë miratimin nga deputetët. Nëse Kuvendi e miraton gjendjen e krizës, atëherë kjo nënkupton që, mund të ketë restrikcione, ndërkaq qeveria mund të miratojë vetë vendime dhe përdor burimet shtetërore dhe private për të kapërcyer problemet.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button