Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, Arsovska e emëroi nënkryetar të Shkupit Aleksandar Trajanovskin

Qyteti i Shkupit e ka emëruar Aleksandar Trajanovskin nënkryetar të Qytetit të Shkupit, një ditë pasi që Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët dha dorëheqje, njofton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, Stojanovski vjen nga sektori privat dhe është anëtar i përbërjes aktuale të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

“Duke e pasur parasysh se për të vijon mandati i dytë si këshilltar në Qytetin e Shkupit, Trajanovski është njëri prej personave ë me përvojë në përbërjen e këshilltarëve me përvojë shumëvjeçare në punën e vetëqeverisjes lokale dhe administratën e qytetit. Trajanovski është gjenerata e parë e bursistëve të programit “Lidership të Avancuar” – ALPI të organizuar nga IRI, Ambasada Amerikane dhe Stejt Departamenti. Njëkohësisht është dhe bursist i Institutit për Politika Publike “nënë Tereza” mbështetur nga Bashkimi Evropian”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ata shtojnë se përvoja e tij do të kontribuojë në realizimin e programit “Për Shkup Modern” dhe realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të Shkupit.

Trajanovski është anëtar i partisë GROM, me të cilën udhëheqë kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

Ndryshe, rreth tre muaj pasi që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, paralajmëroi fundin e bashkëpunimit me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi që u shkarkua drejtori i Higjienës Komunale, Zudi Enuzi Koka, dje nënkryetarja e Qytetit të Shkupit , Bujare Abazi nga radhët e ASH-së ka dhënë dorëheqje nga posti pasi Arsovska ka emëruar dy drejtorë nga radhët e BDI-së. Abazi për Portalb.mk shpjegoi se pas sherrit në Sheshin “Skënderbeu” ata janë distancuar nga bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në, por jo dhe nga Arsovska, pasi siç thotë, ajo ka qenë e pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button