Një banesë në Lubjanë kushton sa tre në Shkup

Çmimet e banesave në rajon vazhdojnë të rritet së bashku me kërkesën për blerjen e tyre. Përkundër shtrenjtimeve që imponohen edhe nga rritja tejet e madhe e materialeve ndërtimore, nuk po ndalen kontratat për shitblerjen e patundshmërive, por edhe rritja e kredive banesore dhe konsumatore, shkruan Koha.mk.

Baza e të dhënave Numbeo tregon se një metër katror më shtrenjtë e paguajnë banorët e kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës me 4277 euro për një banesë dy dhomëshe në qendër, përderisa e njëjta banesë në Zagreb arrin 3440 euro për metër katror. Çmime të larta paguhen edhe në Beograd me 3099 euro si dhe në Sarajevë me 1838 euro, që pasohen nga Podgorica me 1556 euro. Në qendrën e Shkupit, një metër katror i banesës dy dhomëshe kushton 1461 euro, në Prishtinë çmimi arrin në 1.365 euro. Çmimi mesatar i pronës brenda unazës kryesore të Tiranës arrin në 1300 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button