RMV, Kuvendi duhet të vendos për vazhdimin e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të vendos për vazhdimin e gjendjes së krizës në energjetikë për edhe gjashtë muaj, gjegjësisht prej nesër deri në prill të vitit të ardhshëm, pasi që sot skadon afati i vendimit qeveritar për atë qëllim, që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit, njofton Portalb.mk.

Pas diskutimit pesëditor në komision, në seancën e sotme plenare të 86-të sot duhet të diskutohet për propozim-vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, për shkak të mungesës së energjisë elektronike dhe gjendjeve në tregjet e rrymës elektrike, por edhe për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzimin e derivateve alternativa dhe gjendjeve në tregun e energjisë termike.

Diskutimi në komision për propozim-vendimet ka mbaruar pardje, ndërkaq në të pati akuza mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës për gjendjen e krizës energjetike.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje përsëriti se më 15 tetor do të fillojë sezoni i ngrohjes në Shkup dhe ngrohje qendrore do të ketë, por edhe se vijojnë bisedimet me Serbinë dhe Turqinë për sigurimin e burimeve energjetike.

Ndryshe, Qeveria kërkon të shpallet gjendje krize për energjinë elektrike dhe ngrohjen termike për 7 muaj, për të cilën duhet të marrë miratimin nga deputetët. Seanca parlamentare për këtë çështje, sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi, do të mbahet sot. Nëse Kuvendi e miraton gjendjen e krizës, atëherë kjo nënkupton që, mund të ketë restrikcione, ndërkaq qeveria mund të miratojë vetë vendime dhe përdor burimet shtetërore dhe private për të kapërcyer problemet.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button