Vazhdon Olimpiada e FRI-së me turneun e shahut si dhe turneun në basketboll dhe volejboll

Vazhdojnë lojrat sportive në kuadër të Olimpiadës së FRI-së, këtë rradhë ishte organizim i turneut të shahut në Shkup si dhe turneu në volejboll dhe basketboll nga Sektori i Femrës pranë FRI-së.

Në Shkup u zhvillua turneu tradicional i shahut. Njëherit këtë turne FRI-Shkup e organizoi në bashkpunim me njërin ndër shahistët më të mirë të Republikës së Maqedonisë z. Dejan Stojanovski.Pjesmarrës në këtë turne ishin gjithsej 20 persona të grupmoshave të ndryshme, vendi i tretë në këtë turne i takoi Kristijan Cankovec,  vendi i dytë Ubejd Jasharit nga Shkupi, kurse vendi i parëi takoi Artan Xhemailit po ashtu nga Shkupi.

Vazhdon Olimpiada e FRI-së
Vazhdon Olimpiada e FRI-së

Ndër tjerash mjeshtri i shahut Dejan Stojanovksi thekoi vlerën e shahut tek të rinjët, si dhe falemenderoi FRI për realizmin e këtij turneu, me shpresë që në të ardhmen bashkupunimi me FRI-në, të vazhdon edhe më tej.

Ndëkaq, Sektori i Femrës FRI, dega Shkup, në kuadër të olimpiadës së FRI-së 2014, realizoi një lojë volejbolli dhe një lojë basketbolli.Pjesëmarrëse në lojë ishin diku 40 vajza,  dhe ajo u zhvillua në sallën e shkollës fillore “Imri Elezi”, në Shkup.

Vazhdon Olimpiada e FRI-së
Vazhdon Olimpiada e FRI-së

Lojës i parapriu fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, znj. Esma Sherifi, e cila shprehi falenderime deri te organizatoret njëherit edhe urimet për gjithë pjesëmarrëset, për këtë iniciativë që kanë marrë.

Pas përfundimit të lojës, u bë shpërndarja e shpërblimit për ekipet fituese, si dhe pas saj organizatoret, Edina Mici dhe Isra Sherifi, treguan për qëllimin e organizimit të kësaj olimpiade. Ato treguan se nëpërmjet zhvillimit të kësaj olimpiade, FRI synon të përcjell deri te të rinjtë se sporti është i preferuar nga ana mjekësore pasiqë  sporti është i dobishëm për shëndetin, nga ana psikologjike ku ai ndihmon në largimin e strsesit dhe thyerjen e monotonisë së përditëshme, poashtu edhe në aspektin religjioz, ku vetë Profeti Muhamed (paqa qoftë mbi të) nxiste të tjerët për lojra sportive.

Vazhdon Olimpiada e FRI-së
Vazhdon Olimpiada e FRI-së

Olimpiada e FRI-së do të vazhdoj edhe me disa lojra sportive që fund të javës te ketë edhe përfundimin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button