Është sulmuar dhe plagosur me gërshërë një infermiere në Spitalin e Kumanovës

Një infermiere e punësuar në Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë është lënduar mbrëmjen e 28 shtatorit pasi është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në klinikën e natës. Sulmi është kryer nga F. J. (38) nga Kumanova në orën 01:40, i cili më pas është arrestuar, ka informuar policia, transmeton Portalb.mk.

Infermierja është sulmuar derisa ka qenë duke i kryer detyrat e saj në ambulancë, kur sulmuesi i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një çarçaf në kokë, e më pas ka filluar ta furrë dhe ta godasë. Ajo ka ra në dysheme, ndërsa sulmuesi ia ka mbuluar gojën me dorë që ajo të mos mund të bërtasë. Ai i ka marrë gërshërët e fashave nga tavolina dhe e ka therë në shpatullën e majtë dhe qafë, ndërsa gruas i ka ra të fikët. Koleget e infermieres i kanë dëgjuar britmat dhe kanë ardhur për të parë se çfarë po ndodhte dhe e kanë gjetur atë pa ndjenja në dysheme me një çarçaf mbi kokë. Pasi ia kanë rikthyer vetëdijen, ata kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe e kanë lajmëruar sigurimin. Ndërkohë sulmuesi është larguar.

“Në orën 01.40 të natës, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar F.J. (38) nga Kumanova për shkak se me sende të mprehta e ka sulmuar dhe lënduar punonjësen e Repartit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thanë nga SPB Kumanovë.

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës e konfirmoi rastin dhe thotë se edhe një herë u treguar se punëtorët shëndetësorë nuk janë të sigurt në vendin e tyre të punës.

“Infermierja kujdestare është sulmuar nga një person i panjohur, nuk ka qenë pacient, por person i cili ka hyrë nga jashtë. Ajo ka marrë dy plagë të kontuzionit anësor, një në zonën e kokës dhe një në zonën e shpatullës, por këto nuk janë të rrezikshme për jetën. Ajo është vendosur në kirurgji dhe janë bërë të gjitha hetimet, është bërë tomografia kompjuterike e kokës, nuk ka shenja lëndimesh të brendshme, por për disa arsye do të vëzhgohet gjatë ditës. Tani ajo është në gjendje të qëndrueshme, por është e mërzitur me atë që i ka ndodhur”, thotë për SDK drejtoresha Zaharieva.

Drejtoresha Zaharieva supozon se motivi i sulmit është financiar, sepse infermierja është sulmuar derisa ka qenë duke e rregulluar arkën nga arkëtimi ditor me participimin e pacientëve të kontrolluar. Në departament nuk mungojnë ilaçet dhe F.J. nuk i ka marrë paratë sepse kanë ardhur punonjës të tjerë.

Nuk dihet se si ka hyrë në godinë, pasi dyert e hyrjes së pavijoneve mbyllen në mesnatë dhe pacientët që vijnë më vonë paralajmërohen me zile nëse kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Supozohet se ai mund të jetë fshehur në dhoma ose tualete, ose ka hyrë nga ndonjë dritare. Se çfarë ka ndodhur saktësisht do të përcaktohet nga kamerat e sigurisë të shërbimit të sigurisë në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button