Kabul: Të paktën 19 viktima pas sulmit në një qendër edukative

Policia në Kabul ka raportuar për të paktën 19 persona të vdekur dhe disa të plagosur, pas shpërthimit në një qendër edukative në kryeqytetin afgan. Shpërthimi ka ndodhur në qendrën Kaaj në zonën Dashte Barçi në perëndim të qytetit, njofton REL.

Shumë prej banorëve të asaj zone i takojnë komunitetit Hazara, i cili është shënjestruar edhe në të kaluarën.

Studentët kanë qenë në klasë duke u përgatitur për një provim universitar, kanë thënë zyrtarë të qendrës.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të talibanëve, Abdul Nafy Takor, ka thënë se ekipet e sigurisë janë në vendin e ngjarjes.

Ai e ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmet ndaj civilëve “dëshmojnë mizorinë e armikut dhe mungesën e standardeve morale”.

Talibanët janë kthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa misioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është larguar nga Afganistani.

Talibanët deklarojnë se po tentojnë të rikthejnë stabilitetin brenda shtetit, mirëpo sulmet e islamistëve rivalë të grupit ekstremist, Shtetit Islamik, vazhdojnë të jenë prezente.

Qeverinë e talibanëve nuk e njeh asnjë shtet në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button