Hulumtim: COVID-19 shkakton ndryshime të personalitetit te të rriturit e rinj

Një hulumtim i zhvilluar në SHBA zbuloi se pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndryshime të personalitetit veçanërisht tek të rriturit e rinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në “News Medical”, në kuadër të hulumtimit të zhvilluar nga një ekip në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Shtetëror të Floridës, janë ekzaminuar efektet e pandemisë së COVID-19 në personalitet.

Studiuesit analizuan personalitetin e 7.109 personave, krahasuan tiparet e personalitetit të modelit me pesë faktorë: “neuroticizmi, ekstroversioni, çiltërsia, pajtueshmëria dhe përgjegjësia”.

Periudhat që u morën parasysh në hulumtim u klasifikuan si: para pandemisë (maj 2014-shkurt 2020), periudha e hershme e pandemisë (mars-dhjetor 2020) dhe periudha e vonshme e pandemisë (2021-2022).

Është zbuluar se në fazat pas pandemisë, të rriturit e rinj bëhen më të ashpër, më të prirur ndaj stresit, më pak bashkëpunues dhe besimplotë dhe më pak të përgjegjshëm.

Nuk kishte ndryshime të rëndësishme statistikore në grupin e të rriturve më të vjetër, megjithëse ndryshime të vogla u vunë re tek të rriturit e moshës së mesme (30 deri në 64 vjeç).

Kryeautorja e hulumtimit profesoresha Angelina Sutin tha se: “Ende nuk e dimë vallë këto ndryshime janë të përkohshme ose të përhershme, por nëse vazhdon mund të kenë ndikime afatgjata”.

Hulumtimi u publikua në revistën shkencore të recensionuar “PLOS ONE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button