U arrestua 51 vjeçarja pasi kishte djegur deri në vdekje një person në shtëpi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 51 vjeçaren si të dyshuarën kryesore për vrasjen e një personi në shtëpinë e tij, transmeton Portalb.mk.

“E dyshuara ka qenë në shtëpinë e I.M.(70) në Kavadar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie dhe pas një debati verbal mes tyre ka ndodhur një përleshje fizike, me ç’rast e dyshuara me një send të mprehtë ka lënduar personin I.M., dhe më pas ka derdhur lëng të ndezshëm në trup, i ka vënë flakën dhe është larguar nga vendi”, raportoi Policia.

Ngjarja kishte ndodhur më 6 shtator, ndërsa 51 vjeçara akuzohet për “vrasje” në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal.

“Gjyqtari nga Gjykata Themelore e Kavadarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button