Ish-kryetarja e Haraçinës prej 1 tetorit do të jetë inspektore në Doganat e Maqedonisë së Veriut

Me mbarimin e apanazhit pas humbjes së garës për të fituar mandatin e dytë si kryetare e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi me shkollim të mesëm arriti të fitojë në konkursin për inspektore të doganave, raportoi Telma.

Dogana konfirmoi që nga e shtuna do të fillojë angazhimi në punë, në bazë të kontratës tremujore. Ata sqarojnë që Halimi do të jetë në Sektorin për kontroll dhe hetim, ndërsa arsimimi i saj është në përputhje me Rregulloren për sistematizim.

Konkursi për punësim në Zyrën për luftën kundër krimit ekonomik në kuadër të Sektorit për kontroll dhe hulumtim ishte publikuar më 5 shtator. Rroga mujore do të jetë rreth 500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button