Helsinki u gjobit nga UEFA, kërkoi kompensim nga tifozët

Skuadra e Helsinkit është gjobitur nga UEFA për organizimin e dobët në ndeshjen që e luajti më 8 shtator në shtëpi kundër Real Betisit në kuadër të Ligës së Evropës. Klubi të enjten ka publikuar gjobën e UEFA-s, dhe ka kërkuar kompensim nga tifozët që thuhet se janë fajtorë për këtë, raportoi Koha.net.

elsinki u mposht 2:0 nga Betisi, por u gjobit me 18 mijë euro nga UEFA. 10 mijë euro ishin për shkak të brohoritjeve të tifozëve “UEFA Mafia”, e që në njoftimin e Helsnikit thuhet se kjo thirrje është përsëritur tri herë gjatë ndeshjes. Ndërsa, 8 mijë euro tjera i mori gjobë për shkak se në minutat shtesë të ndeshjes, gjashtë tifozë të Helsinkit u futën në fushë. Klubi ka thënë se tashmë ka identifikuar tifozët dhe identiteti i tyre është i ditur edhe nga policia.

E këtyre tifozëve u është kërkuar kompensimi për gjobën e UEFA-s, si dhe paralajmëruar se do të paditen nga klubi.

Për Helsnikin, kjo është gjoba e dytë që e merr nga UEFA brenda një kohe të shkurtër. Herën e parë, u gjobit me 10.250 euro për shkak të tifozëve që prishën rendin në tribuna dhe gjuajtjen gjësende të ndryshme në fushë gjatë ndeshjes kundër Silkeborgut në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Ligës së Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button