Kovaçevski premtoi që vitin e ardhshëm në fillim të tremujorit të parë do të merren subvencionet për fermerët

Në vitin e ardhshëm 2023 pagesa e subvencioneve për fermerët do të fillojë që gjatë tremujorit të parë. Kjo parashikohet me konceptin e ri për subvencionim, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton MIA.

“Plani ynë është që pasi të sillet buxheti për vitin 2023, menjëherë në qeveria do të sillet programi për mbështetjen e bujqësisë dhe ditën e njëjtë të fillojë pagesa e subvencioneve”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së deputetëve në seancën e sotme kuvendore dedikuar pyetjeve të deputetëve.

Kjo, siç tha, do të thotë se nuk do të pritet që të përfundojë tremujori i parë ose të fillojë tremujori i dytë në vitin 2023, por që në fillim tremujorit të parë, gjegjësisht në fillim të vitit të ardhshëm do t’u paguhen subvencionet fermerëve.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në formulimin e konceptit të ri të subvencionimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button