U arrestuan tre persona në Maqedoninë e Veriut për shitblerjen e narkotikëve edhe në Kroaci

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre persona, ndaj të cilëve është paralajmëruar padi, transmeton Portalb.mk.

Arrestimet janë kryer pas realizimit të bastisjeve në katër pika në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë. Gjatë bastisjeve ishin gjetur armë dhe lëndë narkotike që lidhen me rastin.

Hetimet për këtë grup ishin në koordinim më hetimet disamujore të institucioneve kroate. Policia sot bastisjet i realizoi te 43 vjeçari B.Xh në Tetovë, 50 vjeçari A.M. në Opajë të Kumanovës, 74 vjeçari S.I. nga Gostivari dhe te 63 vjeçari E.N. në Tetovë.

Ata dyshohet për blerjen, shitjen, ruajtjen dhe transportimin e heroinës në Istra, Dalmaci dhe Zagreb.

Më 23 shtator ishte kryer një aksion policor në Zagreb, ku ishin arrestuar pesë persona, njëri prej tyre 43 vjeçari B.Xh. nga Tetova. Ata dyshohen se kanë kryer shitblerjen e heroinës e cila ishte bartuar nga Maqedonia e Veriut në Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button