Shkariq: Pas tre muajve mund të ketë zgjedhje të reja

Pas verifikimit të gjithë listës së deputetëve të LSDM, Parlamenti mund të sjellë zgjedhje të parakohshme, ndërsa procedura mund të zgjasë tre muaj, por edhe më pak, thotë për Radio Evropa e Lirë, profesor i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq.

Me dhënien e dorëheqjes nga opozita zgjidhet dilema se çfarë më tutje, është kategorik profesori. “Pasi Parlamenti t’i konstatoj dorëheqjet, e lajmëron KSHZ-në për numrin bosh të vendeve në Parlament, më pas Komisioni i propozon që të verifikojë të tjerët në listë të deklarohen se a i pranojnë mandatet e deputetëve. Pas mbarimit të listës mund të ketë zgjedhje të parakohshme”, thotë profesor Shkariqi.
“Këtu situata është shumë e qartë. Opozita në këtë aspekt është e qartë dhe e fortë, dorëhiqet nga mandatet e deputetëve. Dorëheqjet e tyre janë akt moral politik deh askush nuk mund të pyes pse? Me këtë shumicës parlamentare i bën shërbim ët madh”, thotë Shkariq.

Ai thotë se shumica Parlamentare duhet të veprojë sipas ligjit zgjedhor. Kryetari i Parlamentit i autorizuar për të shpallur zgjedhje të reja duhet t’i ndërmerr veprimet e duhura që të mund Parlamenti të punojë me kapacitet të plotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button