Sali: Po shënohet rritje e sëmundjeve të zemrës te popullata nën 40 vjeç

Të dhënat që tregojnë se ka rritje të të sëmurëve nga zemra te popullata e re, gjegjësisht nën oshën 40-vjeçe janë shqetësuese, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në shënimin e Ditës Botërore të Zemrës, njofton Portalb.mk.

“Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare është një prej prioriteteve të Ministrisë, duke e pasur parasysh se arsyeja janë arsye kryesore për vdekje në nivel global. Sipas të dhënave të fundit, 31% e vdekjeve janë për shkak tyre. Ministria e Shëndetësisë në nivel vjetor ka planifikuar program për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, me fokus të veçantë të parandalimit të faktorëve të rrezikut, diagnostikimit në kohë, njohjen dhe zvogëlimin e vdekshmërisë dhe avancimin e mjekimit. Për këtë vit, janë parashikuar 20 milionë denarë për këtë program”, theksoi Sali.

Më rastin e Ditës së Zemrës, Klinika e Kardiologjisë ka pranuar donacion nga Shoqata e Mjekëve – Specializantë dhe diaspora në SHBA me vlerë prej 570.000 denarë. Në këtë klinikë, rreth 35.000 njerëz në vit marrin kontrolle ambulante, a ka prej 10.000 deri në 11.000 pacientë të hospitalizuar.

“Me këtë program, plotësisht përmirësohen kushtet për akomodim dhe trajtim të pacientëve. Në këtë klinikë ka frekuencë të madhe të pacientëve dhe për atë është e rëndësishme që të avancohen kushtet, që është një prej angazhimeve kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri Sali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button