Gruesvki: Manipulimi i Zaevit të marrë epilog gjyqësor

Kryeministri Nikolla Gruevski , ka deklaruar së nuk ka marrë 1. 5 milion euro kesh apo në ndonjë formë tjetër për shitjen e “Bankës Maqedonase”, të gjithë akuzat që dalin lidhur me këtë ai i konsideron si të pa vërteta.
“Edhe pse shpifja nga Zoran Zaevi është për një akt të paqenë të vjetër 10 vjet, unë për çdo rast kam vendosur të ngrej padi për shpifje që të pastrohet ky manipulim i ndyer dhe të marrë epilog gjyqësor”, thotë kryeministri Gruevski.

I pyetur për fletëpagesën që e publikoi LSDM nga biznesmeni kontraverz, Zagorac Tumbovski i cili thotë se janë paguar në llogari të VMRO-DPMNE-së dhe për të cilët nuk është paguar tatim, Gruevski thotë: ” Në kohën kur filluan reformat e mëdha në VMRO ndodhi një situat ku humbi vula e partisë. Organet e partisë menjëherë e shpallën si të paligjëshme në organet përkatëse dhe këmi nxjerrë vulë të re që dallon nga i vjetri. Tash e shoh se dikush është munduar të bëjë një manipulim duke shfrytëzuar vendimin e plotfuqishëm gjyqësorë për një person të dënuar 6 vjet për vepra të ndryshme penale mes të cilëve edhe për falsifikim, personi është në arati. Kuptova se edhe babai ia ktij personi ëhstë i dënuar 4 vjet burg. Nënshkrimi i Jankullovskës duket qartë se nuk ngjanë nga ai që pamë në mediume. Shpresoj në zgjidhjet e shpejtë të këtij rasti”, thotë Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button