Çmimet e produkteve industriale në tregun e Maqedonisë së Veriut brenda një viti janë rritur për 25 %

Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e çmimeve në produktet industriale, ashtu që në nivel vjetor ky çmim është rritur për 25.8 %, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin gusht të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.5 % dhe për 25.8 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar në nivel vjetor është regjistruar te Prodhimet kapitale (74.8 %), Energjia (40.1%), prodhimet intermediare (25.8 %), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button