Kryeministri Kovaçevski në takim me Mejerin vlerësoi që bashkëpunimi me SHBA-në do të rritë sigurinë kibernetike

Siguria kibernetike ishte çështja kryesore në takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të SHBA-së, Erik Mejer, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u bisedua për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike. Bashkërisht u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë kontribuon në veprimin e koordinuar ndërmjet anëtarëve të NATO-s, me qëllim të forcimit të rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje, në fushën e sigurisë”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski vlerësoi që SHBA është partner strategjik i rajonit në të gjitha fushat.

“Në atë drejtim, theksohet rëndësia e shkëmbimit të praktikave të suksesshme për parandalimin e incidenteve kibernetike dhe shkëmbimi i informacionit lidhur me kërcënimet kibernetike, gjë që kontribuon edhe në rritjen e mbrojtjes të vendit tonë në drejtim të kësaj sfide në kuadrin global”, deklaroi kryeministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button