Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 729 të testuarve kanë rezultuar 96 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 96
- Riinfektime: 19
- Të vdekur: 1
- Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
- Të shëruar: 37
- Testime: 729
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 435. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi, Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 342.775
- Të shëruar: 332.806
- Të vdekur: 9.534
- Testime: 2.168.157
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/