Hani: Ripozicionimet janë normale, çdo vendim partiak është i mirëpritur

Ministri i Pushtetit vendor Tahir Hani i cili deri më tani në funksionet partiake që ka mbartur në BDI në opinionin publik është perceptuar si njëri ndër funksionarët me ekspeditiv dhe më parimor, përmendet si njëri ndër personalitete i cili në qeverinë e re nuk do të mbajë resorin ministror që e udhëheq.

Tahir Hani, për Portalb deklaron se çfarëdo vendimi që do të merret nga ana e partisë është një realitet objektiv politik.

“Partia vendos në përputhje me interesat politike, ndoshta është interes i partisë që të zgjedhë kuadro të reja, me rendësi është që proceset të shkojnë përpara, çdo vendim partiak është i mirëpritur”, thotë Tahir Hani për Portalb.

Tahir Hani thotë se çdo vendim partiak që do të merret është në përputhje me interesat politike dhe rrjedhën e proceseve politike.

“Nuk dëshirojë të komentoj perceptimin e opinionin në aspektin e pozicionimit tim me rëndësi është që proceset politike të kenë rrjedhat e veta. Unë e kuptojë se ka pozicionime të cilët për mua janë shumë normale dhe me rendësi është që objektivi të jetë në interes të qytetarëve”.

Tahir Hani nuk dëshiron të prononcohet për të ardhmen e tij, respektivisht pozicionimin e tij në resorët qeveritarë.

“Tash mbahet kongresi i partisë dhe do të shohim se si do të jetë pozicionimi i kuadrove në parti”, thotë Tahir Hani.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mjaft e kishe o Tahir m**** se njeri ma te poshter ska pase ministria !!!! e mos ardhsh kur mo !ishe njeri qe nuk kishe asnji rezultat ne pune vec vjedhje tenderash me korupcione tuj u dhane nagrada Maqedoneve ka 40 mi denare …ku i ke njerzit eksperta ne te zeze ka 500 euro qe u jepje ……7 veta ne ministri mernin page si forme ‘prekuvremena rabota ” dhe “NAGRADA “ka 5000 mi denare cdonjonit a do me emra ti publikojme sa persona kane mare para te gatshme pa u lodh prekuvremeno …kinse kjane punu shuuum! ? ehh more pis ti sje shqiptar ti ke punu per maqot ik me fytyen e felliqt se ja nxive faqen e Bdise se BDIja ka njerez ma te mire se ty mare te koft ! haram i ke mare paret e haram i harxhofsh paret …..se ti vec per te vjedh ke shku se tjeter sen joooooo per hajr shkarkimi !

Back to top button