Japonia dhuroi pajisje të reja në vlerë prej 40,420 eurove për Qendrën e Shëndetit në Shkup

Sot ambasadori i Japonisë, Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Institucionin shëndetësor publik Qendra e shëndetit publik – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtori mjekësor i Qendrës për shëndet publik – Shkup, Viktor Isjanovski, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Projekti financoi blerjen e 3 defibrilatorëve, 4 aspiratorëve, 2 pompave shiringash, 2 pompave për infuzion, 10 imobilizues spinal, 2 karrigeve për evakuim dhe 20 elektrokardiografëve për ISHP Qendra e shëndetit publik – Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 40.420 euro, njofton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021, njësia emergjente mjekësore ka kryer 6.485 EKG, 3.362 intervenime pas lëndimeve traumatike dhe aksidente automobilistike duke përdorur imobilizues spinal dhe 5.162 transporte mjekësore të pacientëve në të gjithë qytetin e Shkupit.” – tha Isjanovski.

“Me këtë donacion, Japonia ndihmoi në ofrimin e ndihmës urgjente mjekësore për 8,962 pacientë me COVID-19 vitin e kaluar.” – tha ambasadori Sawada. 

Nga viti 2021, COVID-19 konsiderohet nga shkaktarët primar të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe Ambasadori Sawada ndjen kënaqësi që donacioni nga Japonia do të ndikojë që njerëzit në Maqednoninë e Veriut do të kenë kushte më të mira dhe më të sigurta në shëndetësi.

Gjatë vizitës, ambasadori Sawada realizoi takim të shkurtër me ekzekutivin e ISHP Qendrës për shëndet publik – Shkup, gjegjësisht me drejtorin mjekësor prof. dr. Viktor Isjanovski, drejtorin organizativ z. Besim Koka, dhe menaxherjen dr. Milica Bubalo. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19.

Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button