Daniellson nesër në Shkup për një kontroll të detajuar

Kristijan Danielllson, shefi i ri i Drejtorisë gjenerale për zgjerim të BE-së nesër do të udhëtojë për në vizitë dyditore në Shkup ku do ketë takime me liderët e partive politike dhe institucioneve shtetërore.

Pas kthimit në Bruksel, ai do të duhet të përgatit raport për gjendjen e tërësishme në Maqedoni si dhe vlerësim sa i takon përparimit të vendit në rrugën drejt BE-së.

Në takimet, siç mësohet nga burime diplomatike do të bëhet fjalë për zgjedhjet e shkuara, bojkotin e opozitës por edhe mbi çështje tjera përfshirë edhe rekomandimet e njohura të “marsit” nga ana e BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button