Qeveria e RMV-së do të krijojë “Planin e Ri Nacional për Menaxhimin me Cilësi 2023-2025”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme e shqyrtoi informacionin për fillimin e hartimit të “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Cilësi 2023 -2025”, transmeton Portalb.mk

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se me anë të këtij plani, synohet përmirësimi i shërbimeve nga institucionet qeveritare, nëpërmjet ndërtimit të një shërbimi efikas, transparent dhe bashkëkohor, që do të sigurojë cilësi të lartë pune, e që sipas tyre, është një nga prioritetet e Qeverisë.

“Me vendosjen e procesit të qëndrueshëm të menaxhimit me kualitetet në sektroin publik, sipas kësaj ministrie, synohet që vendi t’i bashkohet trendeve evropiane mbi vendosjen e kualitetit në punën e administratës publike dhe modernizimin e shërbimeve publike. Kjo, sipas ministrisë, do të sjellë rezultate të suksesshme, sidomos në procesin e integrimit evropian.” kumtuan edhe nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA).

MSHIA-ja me mekanizmin ‘IN-COUNTRY SUPPORT’ të Qendrës Rajonale për Menaxhimin me Kualitet të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), në kuartalin e dytë të vitit 2022, filloi me hartimin e “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023-2025“, i cili është parashikuar të jetë pjesë e “Strategjisë së Re të Reformave të Administratës Publike 2023 – 2030”.

Për hartimin e këtij dokumenti, përveç ekipit për menaxhim me kualitet të ministrisë, u angazhuan ekspertë, të cilët dhanë sygjerime për strukturën dhe atë se çka do të përmbajë ky Plan Nacional.

Plani i Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet në Sektorin Publik 2023 – 2025”, sipas planifikimit do të jetë gati në nëntor të vitit 2022 dhe do të dorëzohet për miratim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshe, një Plan i tillë ka qenë i implementuar edhe më herët si “Plani Nacional për Menaxhimin me Kualititet 2018 – 2020, i cili u mor edhe si model për hartimin e Planit të Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button