Takimi i Lawson dhe Bytyqit: Mbretëria e Bashkuar është partner i besueshëm në zhvillimin e RMV-së

Zëvendëskryeministri për çështje ekononmike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investime në RMV, Fatmir Bytyqi, sot, ka pritur në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në RMV, H.E. Mathhew Lawson, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të takimit, zëvëndëskryeministri  i uroi ambasadorit mirëseardhje në RMV, duke vazhduar më pas me diskutimet për prioritetet ekonomike të Qeverisë, bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ekonomik mes dy vendeve si dhe mundësitë për zhvillimin e tij, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një partner tradicionalisht i fuqishëm ekonomik dhe zhvillimor i vendit tonë.

Ambasadori Lawson, gjatë takimit me Bytyqin, ndër tjerash tha se shpreson që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimi i mirë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një nga investitorët e huaj direkt më të mëdhenj në vend.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, gjithashtu e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka ofruar në zhvillimin e vendit deri më tani, duke realizuar disa projekte përmes Zyrës së Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike, siç janë Njësia për Monitorimin e Projekteve (Kapitale) Infrastrukturore dhe krijimi i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit 2022-2042.

Ndryshe, Matthew Lawson është ambasadori i ri britanik në Maqedoninë e Veriut, i emëruar në vend të Rachel Galloway, i cili erdhi në Shkup pasi ka shërbyer si ambasador në Dushanbe, Taxhikistan.

Në biografinë e tij thuhet se ai ka shërbyer edhe si zëvendës shef i misionit britanikBosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në vitin 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanada nga viti 2013 deri në 2015.

Ambasadori i ri britanik shërbeu gjithashtu si shef i Repartit për Azinë Jugore dhe Afganistan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Commonwealth nga 2009 deri në 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button