BE: Rrjedhjet në tubacionet ruse, akte të qëllimshme

Bashkimi Evropian beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësaj jave, “nuk janë rastësi”, por ka tregues se janë “akte të qëllimshme”, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Duke shprehur “shqetësim të thellë” për rrjedhjet në Rrjedhën Veriore 1 dhe 2, ai bëri thirrje për hetim. Borrell shtoi se “të gjitha informacionet e deritanishme lënë të kuptohet se këto rrjedhje janë si rezultat i akteve të qëllimshme”, transmeton REL.

Deklaratat e Borrellit vijnë pasi sizmologët nga Suedia dhe Danimarka thanë se kanë regjistruar shpërthime të fuqishme në zonat afër ku ka pasur rrjedhje nga tubacionet e Rrjedhës Veriore në Detin Baltik. Policia suedeze ka nisur hetim për një sabotim të mundshëm.

“BE-ja është thellësisht e shqetësuar lidhur me dëmin që kanë shkaktuar rrjedhjet nga gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik”, tha Borrell.

“Këto incidente nuk janë aspak të rastësishme dhe na prekin të gjithë ne”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button