Rrufeja mbrëmë ka vrarë tre persona në Sofje të Bullgarisë

Mbrëmjen e kaluar në qendër të Sofjes, një rrufe ka goditur katër persona, të cilët kanë qenë duke qëndruar nën një pemë të madhe, 3 prej të cilëve kanë vdekur në vendngjarje, raporton BNT, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve jozyrtare, të vdekurit janë shtetas sirianë, të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët ishin strehuar në një pemë në afërsi të kishës “Shën Nikolla” në qendër të Sofjes, ka njoftuar Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Ambulanca është thirrur në orën 18:14 dhe ka mbërritur nëntë minuta më vonë. Tre nga viktimat u konstatuan të vdekur në vendngjarje.

Personi i katërt është dërguar Urgjencën e spitalit “Pirogov”. Nga aty konfirmuan se personi është shtetas sirian i moshës 26-27 vjeç. Gjatë incidentit, ai ka pësuar rreth 20 për qind djegie në trup.

Siç raporton BNT, në vendngjarje pritet të mbërrijë një grup operativ hetimor.

Ngjarja ka ndodhur pasi një stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër e ka goditur kryeqytetin bullgar, pas orës 18:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button