Komuna e Tetovës “do të prodhojë energji elektrike”, sot në këshill prezantohet pika për themelimin e ndërmarrjes

Në seancën e Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës që do të mbahet sot me fillim në ora 13, do të propozohet pika për themelimin e Ndërmarrjes Publike për Prodhim të Energjisë Elektrike dhe shitjen e së njëjtës, shkruan Portalb.mk.

rendin e ditës së seancës së sotme, në pikën e 28 është vendosur:

  • Propozim-Vendim për themelimin e Ndërmarrjes publike për prodhim  energjisë elektrike, shitje të energjisë elektrike, ekonomizim, vendosje dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik.

Mbetet të shihet në seancë se cili konkretisht është plani i Komunës së Tetovës në këtë drejtim dhe a do të kalojë kjo pikë.

Nismë të tillë ka edhe në Komunën Qendër, në seancën e djeshme të Këshillit të Komunës Qendër u propozua pika për themelimin e ndërmarrjeve publike për prodhimin e energjisë elektrike me fotovoltaikë.

Sipas Komunës Qendër, arsyeja është kriza energjetike, çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe shmangia e kolapsit financiar në komunë. Kjo parashihet të zhvillohet në dy faza.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoninë e Veriut do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button