Sizmologët kanë regjistruar shpërthim te vendet e rrjedhjes së gazit në tubacionet ruse, Suedia vlerëson se është sabotim

Sasi e madhe e gazit rrjedh nga tubacionet e dëmtuara të “Rrjedhës Veriore 2”, në të cilën ka vrimë të madhe, kumtoi sot Agjencia e Danimarkës për Energjetikë, duke shtuar se ajo mund të zgjatë disa ditë, ndoshta edhe tërë javën, shkruan Reuters transmeton Portalb.mk.

Dëmtime ka edhe “Rrjedha Veriore 1”, gazsjellësi tjetër rus nën Detin Baltik dhe policia suedeze kumtoi se e ka regjistruar incidentin si sabotim. Polonia, Danimarka dhe Kremlini, gjithashtu nuk e hedhin poshtë mundësinë për sabotim, derisa Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ajo i ka shkaktuar rrjedhjet.

“Rusia dëshiron të shkaktojë panik përpara dimrit”, deklaroi këshilltari i Zelenskit, Mihajllo Podolak.

Sizmologët suedez dhe danez kanë regjistruar shpërthim të fuqishme nënujore në të njëjtat vende ku janë zbuluar rrjedhjet nga dy gazsjellësit.

“Nuk ka dyshim se ato kanë qenë shpërthime”, deklaroi Bjern Lund nga Qendra Nacionale Sizmologjike e Suedisë.

Ushtria daneze publikoi incizime nga rrjedhja, ku tregohen flluskat në hapësirën e detit në ishullin danez Borholm.

Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen deklaroi se është herët për konkluzione, duke shtuar se rrjedhjet në disa vende njëkohësisht nuk mund të jenë të rastësishme.

Dy gazsjellësit janë në qendrën e luftës energjetike mes Rusisë dhe Evropës, që i ka dridhur ekonomike perëndimore dhe ka sjellë deri te shtrenjtimi i gazit. Edhe pse momentalisht nuk dërgojnë gaz në Evropë, gazsjellësit përmbajnë gaz nën presion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button