Çmëndet Rihanna tërësisht transparente (foto)

Rihanna kaloi në tapetin e kuq pasi u nderua me çmimin “Fashion Icon” dhënë çdo vit nga Këshilli i Stilistëve të Amerikës dhe ashtu sikurse gjithmonë ia arriti qëllimit që të gjithë sytë të drejtoheshin tek ajo.

Bukuroshja 26-vjeçare mbante një veshje shumë provokuese që linte pak vend për imagjinatë. Një fustan pothuajse transparent i stilistit Adam Selman me një total prej 216.000 mijë kristale Swarovski. Fustani , që vezullonte i mbuluar i gjithi me kristale, nxirrte në pah një fizik të mrekullueshëm të këngëtares. “Jam rritur në një ishull të vogël dhe nuk kam patur shumë kontakte me botën e modës, por aq sa mbaj mend “fashion” gjithmonë ka qenë një mekanizëm mbrojtës për mua”, tha Rihanna, transmeton tch.

Këngëtares iu dorëzua “Fashion Icon Awards”nga Anna Wintour dhe sigurisht parakalimi i saj në tapetin e kuq vështirë se do të harrohet. Të nderuar më parë me këtë çmim nga grupi CFDA kanë qenë edhe Lady Gaga, Kate Moss, Nicole Kidman dhe Johnny Depp.

Rihanna
Rihanna
Rihanna
Rihanna
Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

Lajme të ngjashme

Back to top button