Garda e vjetër e BDI në Kongres, ka përballë luftën e heshtur për pozicione

Në kongresin e BDI që do të mbahet të enjten, mbetet e sigurt vetëm pozita e liderit të partisë, ndërsa pozicionet tjera do të atakohen nga degët partiake të cilët pas konsolidimeve paraprake pretendojnë të kenë pozicione më të favorshme në kryesin qendrore të partisë dhe strukturat tjera partiake.

Secila degë pretendon të ketë pozicione më të mira dhe marrjen e ndonjë resori të rëndësishëm nga ndarja e pushtetit.

Individ të caktuar duke u munduar të faktorizohen nëpërmjet të përfaqësimit dhe pozicioneve të konsoliduara nga strukturat lokale të partisë, pritet të zhvillojnë luftën e tyre për ngritje në hierarkinë partiake dhe marrjen e posteve në qeverinë e re.

Dega e Gostivarit e cila konsideron se nuk është pozicione dhe njëra ndër degët më me ndikim në BDI, thotë se e kanë tejkaluar këtë problem.

Anëtari i kryesisë qendrore të parëtisë dhe kryetari i degës së Gostivarit Nevzat Bejta, për Portalb, thotë se do të ketë një qasje konstruktive në Kongresin e partisë dhe se gjithçka do të jetë në interesin e përgjithshëm të partisë, pa shikuar interesat për pozicione.

Bejta thekson se në një frymë të tillë konstruktive do të mbizotëroje edhe tek degët e tjera dhe se gjithçka do të shkojë mirë.

Sa do të jetë e aftë që BDI ti rezistojë luftës së brendshme do të tregojë epilogu i partisë. Por. përfaqësues të partisë thonë se pritet të ketë ndryshime duke përfshirë këtu edhe largimin e disa shoqëruesve të ngushtë të Ali Ahmetit.

Emri më i mundshëm për largimin nga kryesia qendrore është Gëzim Osteni, që në njëfarë mënyre mund të jetë edhe largim i vullnetshëm i tij.

Në kryesinë qendrore ka edhe emra që janë të paprekshëm përball çdo presioni

Në pozitat e deritanishme të nënkryetarëve do të mbeten edhe më tutje Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit, Teuta Arifi, kryetare e Tetovës si dhe Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.

Nuk priten as ndryshime në orientimet strategjike të partisë që është integrimi në NATO dhe në BE.

Gjatë ditës së sotme ose të nesërme pritet Ahmeti dhe Gruevski që t’i ndajnë resorët e qeverisë, ndërkaq nga radhët e ministrave të deritanishëm mësohet që vetëm Valon Saraqini, ministër i ekonomisë dhe Tahir Hani, ministër i vetëqeverisjes lokale të mos emërohen më në këta pozita.

Me 8 qershor është dita e fundit kur mandatari Gruevski duhet deri te Kuvendi i Maqedonisë ta dorëzojë përbërjen e qeverisë dhe platformës së punës së saj.

Pastaj në afat prej 15 ditësh, kryeparlamentari Trajko Veljanovski duhet të caktojë mbledhje ku do të zgjidhet përbërja e re qeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button