Këshilli Gjyqësor e paralajmëroi gjykatësin suprem Shpend Devaja pasi ka bërë shkelje disiplinore

Një gjykatës i Gjykatës Supreme, ka marrë paralajmërim nga Këshilli Gjyqësor për shkak të kryerjes së shkeljes disiplinore, informuan nga Këshilli Gjyqësor njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me kërkesën për shqyrtim të përgjegjësisë te gjykatësi i Gjykatës Supreme, Këshilli Gjyqësor vendosi që t’i shqiptojë paralajmërim me shkrim për kryerjen e shkeljes disiplinore, derisa në lidhje me kërkesën për shqyrtimin e përgjegjësisë te gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Këshilli Gjyqësor vendosi që procedura të ndërpritet për shkak se nuk janë konstatuar elemente për sjellje joprofesionale dhe të pakujdesshme”, informojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Siç mëson jozyrtarisht “Fokus”, gjykatësi i Gjykatës Supreme i cili ka marrë paralajmërim me shkrim është Shpend Devaja, për të cilin rast, ka shkruar javorja.

Më saktësisht, mediumi ka shkruar se një biznesmen nga Tetova ka ngritur procedurë përpara Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e një gjykatësi të gjykatës më të lartë në shtet. Pronari i “Petroll Kompani”, Risto Ristovski ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit ta konstatojë përgjegjësinë e gjykatësit suprem Shpend Devaja, pasi që ka vlerësuar se a kryer shkelje të rëndë disiplinore, me atë që nuk është përjashtuar dhe ka marrë pjesë si kryetar i Këshillit në Gjykatën Supreme, për lëndë në të cilën ai ka qenë avokat në palën e kundërt të procedurës përpara Gjykatës Themelore të Tetovës në vitin 2007.

Mu për këtë rast, sipas “Fokus”, Këshilli ka vendosur që Devajës t’i shqiptojë vetëm paralajmërim, edhe pse në vitin 2018-të, për situatë identike është shkaktuar një gjykatës administrativ.

Përndryshe, Devaja është bashkëshorti i ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button