RMV, u miratua Propozim–Ligji për Kënetën e Studençicës, Nuredini: U plotësua rekomandimi i UNESCO-s

Në seancën e sotme të 85-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Draft-Ligjin për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës, pas së cilës i njëjti do t’i dorëzohet Kuvendit për veprime të mëtutjeshme.

“Miratimi i këtij ligji, përveç përmbushjes së rekomandimit të UNESCO-s, do të mundësojë ruajtjen e gjendjes natyrore të lokalitetit përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera, parandalimin e veprimeve që mund të shkaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte cenimin e habitateve dhe ekosistemeve, krijimin e kushteve më të favorshme për mbrojtje, ruajtje dhe përparimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënojë mbijetesën e habitateve dhe specieve”, shkruan në Facebook, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Në të njëjtën seancë, Qeveria miratoi Vendim për pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e Kënetës së Belçishtës për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës, pas së cilës do të përgatitet Draft-Ligji. Propozimi për shpalljen e kësaj zone për zonë të mbrojtur mbështetet nga Studimi për Valorizimin e Kënetës së Belçishtës – Park i Natyrës e përgatitur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe është bazë për përgatitjen e Propozim-Ligjit për shpalljen e Kënetës së Belçishtës për zonë të mbrojtur.

Ndryshe, UNESCO paraprakisht ka kërkuar që të mbrohet edhe Liqeni i Ohrit nga ndërtimet e egra dhe ndotja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button